“Kosova e Re”, rrugës së “Brezovicës”: Rrezik nga rritja e çmimit të energjisë (Video)
10/07/2016
Kanë kaluar më tepër se gjashtë muaj qëkur ministri Blerand Stavileci ka nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit me kompaninë amerikane Contour Global për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.
Por, që nga atëherë nuk ka pasur ndonjë lëvizje në këtë drejtim.
Pavarësisht kësaj, Ministria e Zhvillimit Ekonomik vazhdon të insistojë se gjithçka po ecën sipas planit.
Sipas njohësve të ekonomisë, ky projekt mund të ketë fatin e "Brezovicës". Sipas tyre, realizimi i këtij projekti do të rriste çmimin e energjisë për 50 për qind, gjë që do të shkonte në kurriz të qytetarëve. /TribunaChannel/
/GazetaTribuna/


