Please enter at least 3 characters.

Kosova e nis me fitore të thellë ndaj Azerbajxhanit turneun Red Bull Neymar Jr's Five

2022/05/Screenshot_20220523-170909_Gallery.jpg

Ekipi i Kosovës ka fituar me rezultat të thellë 5-0 ndaj Azerbajxhanit në ndeshjen e parë të turneut Red Bull Neymar Jr's Five që po mbahet në Doha të Katarit.

Kosova e ka nisur në mënyrë të përkryer turneun Red Bull Neymar Jr's Five.

Djelmoshat tanë kanë fituar me rezultat të thellë 5-0 ndaj Azerbajxhanit, teksa kanë dhuruar edhe spektakel.

Golat për Kosovën u shënuan dy nga Behar Topalli dhe Lavdim Gashi, Blend Gashi dhe Arif Limani nga një.

Ndeshja e radhës për Kosovën është ndaj Kenias nga ora 17:40 me kohën tonë lokale. /Telegrafi/