Please enter at least 3 characters.

Kosova duhet ndihmuar në proceset evropiane

2016/01/f.0331171116318_m.jpg

Ai tha se duhet të gjinden rrugët se si të ndihmohet Kosova, dhe se këto mënyra do përfshihen në studimin e fizibilitetit që do publikohet në vjeshtë. Në këtë dokument, sipas komisionerit për Zgjerim, do përfshihen edhe mundësitë që Kosova të ketë raporte kontraktuale në kushte të komplikuara siç janë tani

“Të gjithë kemi obligime ndaj Kosovës, si ato vende që e kanë njohur ashtu edhe ato që nuk e kanë njohur pavarësinë”, deklaroi Rehn në Parlamentin Evropian dhe shtoi: “Kosova duhet të përfshihet në projekte siç janë lëvizja e njerëzve; shkëmbimi tregtar, lehtësimi i vizave e ndoshta në një të ardhme të largët, edhe liberalizimi i vizave” tha ai.

Rehn pranon se serbet kanë të drejta në Kosovë që shkojnë përtej standardeve evropiane. Por kjo është e mirë, sipas tij, sepse serbët duhet të jenë të mbrojtur në Kosovë.

Rehn i rikujtoi eurodeputetët se pas problemeve me Serbinë dhe diskutimeve me Beogradin është arritur marrëveshja që të dislokohet EULEX-i dhe tash EULEX-i funksionon edhe në veri. /RTK/