Please enter at least 3 characters.

Kosnett thirrje deputetëve: Përmbushni përgjegjësinë ndaj popullit, sigurohuni që të ketë kuorum për zgjedhjen e presidentit

2021/04/Avdullah-Hoti-dhe-Philip-Kosnett-kurora-me-lule-te-pllaka-perkujtimore-e-11-Shtatorit-foto-Ridvan-Slivova-11.jpg

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të sigurojnë kuorumin në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

Në Twitter, Kosnett shkruan se pozicioni i Qeverisë amerikane nuk ka ndryshuar, teksa tha se mirëpresin votimin e presidentit në Kuvendin e Kosovës.

“Pozicioni i Qeverisë së SHBA-së mbetet i pandryshuar. Ne e mbështesim votimin për presidentin në Kuvend. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të përmbushin përgjegjësinë ndaj popullit të Kosovës, të marrin pjesë në votim, që të sigurojnë kuorumin”, thotë Kosnett. /Telegrafi/