Please enter at least 3 characters.

Kosnett mbështet seancën e nesërme për mocionin

2019/11/ambasadori-i-ShBA-ve-Philip-Kosnett-foto-Ridvan-Slivova-3-e1608893469251.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se i vjen mirë që nesër në Kuvendin e Kosovës, do të mbahet seanca për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

Ambasadori ka pohuar se është e rëndësishme që të gjitha institucionet e Kosovës ta respektojnë Kushtetutën, transmeton Telegrafi.

"Jam i kënaqur të shoh që Kuvendi do të mbajë nesër seancën për votimin e mocionit. Siç i kam thënë kryeministrit sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën", ka shkruar Kosnett në Twitter.

Seanca për votimin e mocionit do të mbahet nesër në ora 11:00./Telegrafi/