Please enter at least 3 characters.

Koreografia e tifozëve të Shkupit në “Fadil Vokrri”: Në tokën tonë, në tokën e Adem Jasharit

2022/08/shkupi-1.jpg

Ballkani dhe Shkupi zhvillojnë ndeshjen kthyese të ‘play-offit’ në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.

Tifozë të shumtë të skuadrës nga Maqedonia e Veriut kanë udhëtuar drejt Prishtinës për ta përcjellë takimin e dy ekipeve shqiptare, njëra prej të cilave do të na nderojë në fazën grupore të garës evropiane.

Derisa ofronin mbështetjen për skuadrën e tyre të zemrës, ‘Shvercerat’ kishin përgatitur edhe një fotografi të bukur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Në tokën tonë, në tokën e Adem Jasharit”, ishte shkrimi që ata shpalosën në tribuna.

Kujtojmë që Ballkani ka epërsi prej 2-1 nga ndeshja e parë e zhvilluar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/