Please enter at least 3 characters.

Korab Shaqiri i fotografon studentët gjatë kohës sa u mban provim (Foto)

2017/05/orabb-e1495120888810.jpg

Këngëtari i njohur Korab Shaqiri ka pak muaj që është bërë baba për herë të parë, i një vajze të cilën ai dhe bashkëshortja e tij e pagëzuan me emrin Alte.

Përveç muzikës, Korabi tash e një vit ligjëron edhe si profesor lëndën e artit muzikor në një nga universitetet private të Kosovës.

Duket se ai ka një lidhje mjaft të veçantë me studentët e tij, ndonëse tani është koha e provimeve!

Së fundmi, Korabi ka publikuar një fotografi në lnstagram Story ku shfaqet në klasën e tij pranë studentëve, të cilët sapo kanë filluar provimin në lëndën e tij.

"Studentët në emocione, #provim" (sic.), shkruan Shaqiri në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/