Please enter at least 3 characters.

Korab Shaqiri flet për dasmën e tij dhe FSK-në (Video)

2016/01/Korab-nusjafk1.jpg

Këngëtari Korab Shaqiri ka hedhur poshtë spekulimet se në dasmën e tij ka marrë pjesë garda ceremoniale e FSK-së.

Korab Shaqiri në një intervsitë të gjatë për Prive ka zbuluar atë që sipas tij është e vërteta.

Akuza të mëdha ishin drejtuar mbi të dhe dasmën e tij për atë se dikush nga FSK mori pjesë në dasmën e tij.

“Nuk ka qenë pjestar i FSK-së. Nuk ka qenë ushtar i FSK-së. Ishte shok i imi muzikant, uniforma është qepur me kërkesën time”, u shpreh Korabi për Prive, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se ka mundur të përdorë cilën do uniformë të mundshme në dasmën e tij dhe se nuk do ta kishte problem.

Çështje e uniformës së FSK-së në dasmën e Korab Shaqirit bëri bujë të madhe mediatike, më shumë se dasma e vet këngëtarit. /Telegrafi/