Please enter at least 3 characters.

Konkurs ndërkombëtar për projektin e kompleksit memorial “Adem Jashari” në Prekaz

2023/03/epopeja-e-UCK-se-kompleksi-Adem-Jashari-Prekaz-foto-Ridvan-Slivova-47.jpg
14:"Ridvan Slivova

Qeveria e Kosovës i ka dhënë sot dritën e gjelbër shpalljes së një konkursi ndërkombëtar për hartimin e projektit për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Qeveria e Kosovës sot miratoi propozim-vendimin për aprovimin e kritereve dhe kushteve për shpalljen e fituesit dhe procedurat e aplikimit për përzgjedhjen e projektit për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Agjencinë për menaxhimin e komplekseve memoriale ka propozuar kushtet dhe kriteret për shpalljen e konkursit për hartimin e projektit, saktësisht master-planit për kompleksin memorial ‘Adem Jashari’”, tha ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ai tha se kushtet dhe kriteret për shpalljen e konkursit ndërkombëtare për projektin e kompleksit memorial “Adem Jasharit” në Prekaz janë elaboruar në hollësi në dokumentacionin e tenderit që siç tha ai përbëhet nga dosja, shtojca teknike dhe përmbledhja e tekstit të konkursit. /Telegrafi/