Please enter at least 3 characters.

Konjufca takohet me kongresistin Torres: Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në

2023/03/338173113_609064947408453_6525989516826853097_n-e1680080815168.jpg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po vazhdon të qëndroj për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Konjufca është takuar me kongresistin dhe mikun e madh të Kosovës, Ritchie Torres.

Gjatë takimit Konjufca dhe Torres diskutuam për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë - SHBA, zhvillimet politike në shtetin tonë dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës.

“Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Kongresistit Torres ndaj Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e tij në forcimin e miqësisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Konjufca.

Postimi i plotë: Përherë kënaqësi ta takoj Kongresistin dhe mikun e madh të Kosovës e shqiptarëve, z.Ritchie Torres.
Gjatë takimit të ngrohtë diskutuam për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë - SHBA, zhvillimet politike në shtetin tonë dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës.
Siç ka thënë dhe z.Torres, SHBA-ja nuk ka mik më të mirë se Kosovën dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në.
Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Kongresistit Torres ndaj Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e tij në forcimin e miqësisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Thank You Ritchie! /Telegrafi/