Please enter at least 3 characters.

Konfiskohen produkte medicinale pa banderola

2017/07/rasti-1-2.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se NJHKEK në bashkëpunim me inspektorët e AKPM-së kanë kontrolluar një barnatore në Prizren, me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar produkte medicinale pa banderola në vlerë rreth 650 euro.

Rasti ka ndodhur dje, thuhet në raportin e sotëm 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me këtë rast nuk ka pasur të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.