Please enter at least 3 characters.

Konfirmon MPJ, lirohet shtetasi kosovar nga autoritetet serbe

2016/01/mpj-e-kosov-euml-s-merr-list-euml-n-zyrtare-t-euml-23-kosovar-euml-ve-t-euml-arrestuar-n-euml-kumanov-euml-video_hd.jpg

Autoritetet serbe kanë liruar, 46-vjeçarin Arsim Pira i cili u arrestua të enjten në kufi.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar këshilltari i Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.

I pyetur nëse shtetasi i Kosovës është liruar nga autoritetet serbe, ai shkurt e pohoi një gjë të tillë.

Ndryshe, autoritetet e Serbisë gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar Arsim Pira, 46 vjeçarë nga Pozhorani i Vitisë, pas kalimit të pikës kufitare Dheu i Bardhë, ku njësitet policore kufitare serbe e vunë nën pranga. /Telegrafi/