Please enter at least 3 characters.

Konferencë për politikat aktuale për punësim rinor

2016/04/punesimi.jpg

Koalicioni i organizatave të të rinjve 'SEGA' sot organizon konferencë me temë 'Politikat aktuale për punësimin e të rinjve të BE-së dhe Republikës së Maqedonisë', përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Ashtu siç është njoftuar, në konferencë fjalim do të mbajnë Zoran Ilieski, drejtor ekzekutiv i Koalicionit 'SEGA', Sllobodanka Aleksovska, udhëheqëse e Qendrës për punësim-Shkup, dhe Sanisha Pekevski, konsultante për punësim dhe përfaqësuese nga organizata Mlladinfo. /Telegrafi/