Please enter at least 3 characters.

Komunikonte me FaceTime derisa voziste në trafik të ngjeshur (Video)

2017/12/Komunikonte-foto.jpg
12:"© BPM MEDIA

Mike Ruff po ngiste motoçikletën në Birmingham të Anglisë, kur pa një shofere që komunikonte në FaceTime, derisa ishte mbi timon.

Kjo nuk ishte hera e parë që 31-vjeçari, e pa atë teksa kryente këtë veprim të ndaluar gjatë vozitjes, pasi gjatë kalimit në një rrugë tjetër, ajo sërish ishte me telefon në duar, transmeton Telegrafi.

“Gjatë vozitjes është i ndaluar të folurit në telefon, e aq më pak të shkoi tërë vëmendja në ekranin e vogël”, ka thënë Ruff lidhur me rastin.

End nuk dihet identiteti i shoferes që kreu këtë veprim në trafik të ngjeshur, ndërsa nuk raportohet që ajo veturë të jetë përfshirë në ndonjë aksident. /Telegrafi/