Please enter at least 3 characters.

Komuna e Prishtinës: Erëra të fuqishme, qytetarët të kenë kujdes gjatë lëvizjes në rrugë 

2024/01/7-10.jpg

Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes gjatë lëvizjes në rrugët për shkak të erërave të fuqishme.

Komuna në një postim në Facebook u bën thirrje për kujdes gjatë lëvizjes, e në veçanti në rrugët "Ardian Krasniqi", "Radovan Zagoviq" dhe "Nora e Hotit" të cilat gjenden në lagjen "Arbëria".

Lexoni të plotë postimin:Për shkak të erërave të fuqishme që po mbizotërojnë në #Kryeqytet, ju bëjmë thirrje të keni kujdes gjatë lëvizjes, e në veçanti në rrugët "Ardian Krasniqi", "Radovan Zagoviq" dhe "Nora e Hotit" të cilat gjenden në lagjen "Arbëria" rreth objektit të Komunës së re deri në sanimin e plotë dhe evitimin e rrezikut në kulmin e ndërtesës.Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat:0800 112 33 ose0800 112 44. /Telegrafi/