Please enter at least 3 characters.

Komuna e Mitrovicës suspendon nga puna mësimdhënësin që sulmoi bashkëshorten e tij

2020/09/kuvendi-komunal-Mitrovice-foto-Ridvan-Slivova-02.jpg
14:"Ridvan Slivova

Pas marrjes së njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, lidhur me rastin e sulmit të mësimdhënësit (F.R.) ndaj bashkëshortes së tij (Q.R.) njëkohësisht të dy mësimdhënës në Komunën e Mitrovicës, kryetari Agim Bahtiri, në koordinim me drejtorin e DKA-së, Egzon Jashari, kanë marrë vendim për suspendim nga marrëdhënia e punës të të dyshuarit (F.R.) për aktin e kryer.

Në njoftim thuhet se rasti i ndodhur ka qenë mjaft shqetësues për qytetarët e Mitrovicës.

“Çdo akt i dhunshëm duhet të trajtohet urgjentisht nga organet e rendit dhe ligjit, si dhe personave të tillë t’u shqiptohet dënimi i merituar. Ne nuk do të lejojmë asnjëherë që mësimdhënësit të cilët shprehin dhunë të jenë pjesë e institucioneve arsimore në komunën tonë”, ka thënë Bahtiri. /Telegrafi/