Komuna e Mitrovicës hap thirrjen për grantet "E Ardhmja e Saj"
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar hapjen e thirrjes për aplikim në kuadër të Skemës së Granteve "E Ardhmja e Saj", e cila synon të mbështesë gratë dhe vajzat e moshës 18 deri në 35 vjeç që dëshirojnë të nisin bizneset e tyre.
Sipas njoftimit të komunës, përfitueset e kësaj skeme do të kenë mundësinë të përfitojnë trajnim, mentorim, konsulencë profesionale, si dhe pako mbështetëse financiare në vlerë deri në 4 mijë euro.
"Është hapur thirrja për aplikim në kuadër të Skemës së Granteve 'E Ardhmja e Saj', e dedikuar për gratë dhe vajzat (18–35 vjeç) që synojnë të nisin biznesin e tyre. Përfitueset do të kenë mundësi të përfitojnë trajnim, mentorim, konsulencë profesionale dhe pako mbështetëse në vlerë deri në 4,000 euro", thuhet në njoftim.
Komuna ka bërë të ditur se projekti po zbatohet nga organizata joqeveritare PREDA Plus, në kuadër të një marrëveshjeje bashkëpunimi me Komunën e Mitrovicës.
Autoritetet komunale kanë ftuar të gjitha gratë dhe vajzat e interesuara që t'i referohen njoftimeve zyrtare për kriteret e aplikimit, afatet dhe procedurat për përfitimin nga kjo skemë.
Skema e granteve "E Ardhmja e Saj" synon të fuqizojë ndërmarrësinë e grave dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe profesional të të rejave në Komunën e Mitrovicës. /Telegrafi/


