Please enter at least 3 characters.

​Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, nesër viziton Kosovën

2020/10/20191114PHT66502_original.jpg
12:"Gabor KOVACS

Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, nesër do ta vizitojë Kosovën.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media.

Gjatë vizitës, Komisioneri do të takohet me Kryeministrin Hoti dhe anëtarët e Qeverisë së Kosovës, si dhe udhëheqësit e opozitës.

Po ashtu më vonë do të takohet edhe me Kryetaren e Kuvendi, Vjosa Osmani dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.

Pas takimit në 10:25 do të ketë konferencë për media.