Koke krenar me interesimin e Barcës
30/05/2014
21 vjeçari ishte një prej performuesve më të mirë për ekipin e Diego Simeones në sezonin e shkuar dhe tashmë si duket një numër ekipesh janë vënë në kërkim të tij.
“Unë kam kontratë të gjatë dhe jam i kënaqur. Unë jam krenar që klube të rëndësishme po më kërkojnë, por jam shumë i lumtur këtu”.
“Tani për tani po mendoj për Atleticon, unë kam Botërorin dhe po mendoj për të tashmen, jo të ardhmen”.
“Unë u zgjova në mëngjes dhe disa miq më kërkuan në telefon. Të shtunën unë do të jem me trajnerin e kombëtares, nuk po mendoj për gjëra tjera”, ka thënë Koke. /Telegrafi/


