Please enter at least 3 characters.

Kobe Bryant tregon se cilët janë tre basketbollistët më të mirë në histori

2019/03/KobeBryantt.jpg
217:"NEW YORK, NEW YORK - MARCH 20: Kobe Bryant promotes his book "Training Camp (The Wizenard Series #1)" at Barnes & Noble Union Square on March 20, 2019 in New York City. (Photo by Dia Dipasupil/Getty Images for BN)
19:"Getty Images for BN

Kobe Bryant ka vendosur t'i japë fund debatit shumëvjeçar lidhur me legjendat e NBA-së për atë se cili është 'GOAT' (më i madhi i të gjitha kohërave).

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin Late Late Show with James Corden, ikona e LA Lakers është dashur t'i përgjigjet pyetjes së vështirë, ndërsa obligohej të ishte i sinqertë në atë që thoshte.

Corden ka kërkuar nga Bryant që ta renditë veten, LeBron Jamesin dhe Michael Jordanin, nga më i miri te më i keqi.

40-vjeçari fillimisht tha se nuk do të përgjigjej, mirëpo nikoqiri i emisionit insistoi që ish-basketbollisti ta bënte renditjen e këtyre tre basketbollistëve të mëdhenj.

"Në rregull. Unë jam më i miri. Michael është i dyti më i miri, LeBron është i treti më i miri", deklaroi Bryant dhe kjo nxiti brohoritje te publiku. /Telegrafi/