Afati kalimtar i transferimeve sapo ka filluar, por ka skuadra që tashmë kanë shpenzuar shumë, ndërsa nuk mungojnë befasitë në dhjetëshen e parë.
Me Euro 2020 duke u zhvilluar për një muaj rresht, klubet ishin të limituara të kryenin transferime.
Megjithatë, disa prej klubeve evropiane kjo nuk i pengoi dhe bën blerje relativisht të mëdha, duke shpenzuar shifra të majme.
Sky Sport Italia ka përpiluar listën me 10 klubet që kanë shpenzuar më shumë deri më tani këtë verë, me shifrat e sakta nga faqja e specializuar Transfermarkt.
Vendi i parë befasisht është zënë nga klubi gjerman, RB Leipzig, i cili ka lënë pas sheikët e PSG, ndërsa në dhjetëshe gjenden edhe klube si Milani, Liverpooli, Bayern Munichu dhe Norëich City i Milot Rashicës.
10) Aston Villa - 38.4 milionë të shpenzuara Emiliano Buendia (nga Norwich City): 38.4 milionë euroAshley Young (nga Interi): falas
9) Marseille - 39.5 milionë të shpenzuara Gerson (nga Flamengo): 25 milionë euroLeonardo Balerdi (nga Borussia Dortmund): 11 milionë euroKonrad de la Fuente (nga Barcelona B): 3 milionë euroCengiz Under (nga Roma): 500 mijë huazim Salim Ben Seghir (nga Nice B): falasBilal Nadir (nga Nice U19): falasPau Lopez (nga Roma): huazimMatteo Guendouzi (nga Arsenal): huazim8) Norwich City - 39.65 milionë të shpenzuaraMilot Rashica (nga Werder Bremen): 11 milionë euroBen Gibson (nga Burnley): 9.3 milionë euroDimitrios Giannoulis (nga PAOK): 7.5 milionë euroPierre Lees Melou (nga Nice): 6 milionë euroAngus Gunn (nga Southampton): 5,85 milionë euroBilly Gilmour (nga Chelsea): huazim7) Liverpool - 40 milionë të shpenzuaraIbrahima Konate (nga RB Leipzig): 40 milionë euro6) Shakhtar Donetsk - 40 milionë të shpenzuara Pedrinho (nga Benfica): 18 milionë euro Marlon (nga Sassuolo): 12 milionë euro Lassina Traore (nga Ajax): 10 milionë euro5) Bayern Munich - 42.5 milionë të shpenzuaraDayot Upamecano (nga RB Leipzig): 42.5 milionë euroOmar Richards (nga Reading): falasSven Ulreich (nga Hamburgu): falas4) Milani - 49.1 milionë të shpenzuar Fikayo Tomori (nga Chelsea): 29.2 milionë euroMike Maignan (nga Lille): 13 milionë euroSandro Tonali (nga Brescia): 6.9 milionë euro3) Leicester City - 50 milionë të shpenzuara Patson Daka (nga Salzburgu): 30 milionë euroBoubakary Soumare (nga Lille): 20 milionë euro2) Paris Saint-Germain - 76 milionë të shpenzuara Achraf Hakimi (nga Interi): 60 milionë euroDanilo Pereira (nga Porto): 16 milionë euroGeorginio Wijnaldum (nga Liverpool): falasSergio Ramos (nga Real Madrid): falas1) RB Leipzig - 91.62 milionë të shpenzuara Andre Silva (nga Eintracht Frankfurt): 23 milionë euroJosko Gvardiol (nga Dinamo Zagreb): 18 milionë euroAngelino (nga Manchester City): 18 milionë euroMohamed Simakan (nga Salzburgu): 15 milionë euroBenjamin Henrichs (nga Monaco): 15 milionë euroCaden Clark (nga New York Red Bulls): 18 milionë euroBrian Brobbey (nga Ajax): falas/Telegrafi/