Please enter at least 3 characters.

Kjo është shuma që ka fituar Andy Ruiz pas triumfit ndaj Joshuas

2019/06/GettyImages-1153147962.jpg
233:"NEW YORK, NEW YORK - JUNE 01: Andy Ruiz Jr knocks down Anthony Joshua in the seventh round during their IBF/WBA/WBO heavyweight title fight at Madison Square Garden on June 01, 2019 in New York City. (Photo by Al Bello/Getty Images)
12:"Getty Images

Andy Ruiz ka arritur të triumfojë ndaj Anthony Joshuas në Madison Square Garden në New York.

Boksieri amerikan ka arritur ta nokautojë Joshuan në raundin e shtatë duke befasuar të gjithë me paraqitjen e tij.

Ky ishte meçi i tij i 34-të, ku ka shënuar 33 fitore ndërsa 22 prej tyre i ka me nokaut.

Festa e Andy Ruiz Jr (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Ruiz ka shtuar pasurinë e tij, pasi ka arritur të fitojë miliona euro. Triumfi ndaj Joshuas i ka siguruar atij 6,25 milionë euro. Përqindja e fitimeve caktohet para duelit dhe normalisht që pjesa më e madhe i takoi britanikut, AJ.

Por, një gjë është e sigurt, në meçin e radhës Andy do të fitojë shumë më shumë pasi emri i tij në botën e boksit tashmë ka kaluar në një nivel tjetër dhe me siguri atij do t'i ofrohet një pjesë më e madhe e fitimeve.

Mos të flasim për kompanitë e ndryshme botëror që do t'i afrohen tani atij për të bashkëpunuar, një gjë është e sigurt, jeta financiare e Ruiz ka ndryshuar në momentin që triumfoi ndaj Joshuas.  /Telegrafi/