Please enter at least 3 characters.

Kjo është 12-vjeçarja që ia kaloi Ajnshtajnit dhe Hawkingut në testin e inteligjencës

2016/01/kjo-euml-sht-euml-12-vje-ccedil-arja-q-euml-ia-kaloi-ajnshtajnit-dhe-hawkingut-n-euml-testin-e-inteligjenc-euml-s_hd.jpg

Britankja 12-vjeçare, Nicole Barr, nga Essex, ka arritur 162 pikë në testin e inteligjencës, dy pikë më shumë se dy shkenctarët Hawking dhe Ajnshtajn, transmeton Indeksonline.

Nëna e vajzës, Molly Buckland, ka thënë se Nicole është një vajzë jashtëzakonisht e zgjuar  dhe ëndërron të bëhet mjeke.

“Ajo është një fëmijë jashtëzakonisht punëtore. Ajo qëndron për orë të tëra pas shkollës që t’i kryejë detyrat e shtëpisë. Që prej vegjëlisë ajo ka gjetur gabime nëpër revista dhe libra. Ajo është vajzë e lumtur, që gjithmonë kërkon detyra të reja për të kryer”, ka thënë nënë e vajzës.

Mesatarja e nivelit të inteligjencës për fëmijët është 100 pikë, dhe çdo rezultat më lartë se kjo shifër konsiderohet nivel gjeniu.

“Kur mora vesh se kam arritur një rezultat kaq të lartë, u shokova, pasi nuk e prisja”, ka thënë Nicole, që vijon mësimet në akademinë Burnt Hill, në Harlow.

Mësuesi i saj ka thënë se Nicole është një vajzë e jashtëzakonshme dhe energjike.