Please enter at least 3 characters.

Kjo dëgjohet veç në Kosovë: Akademiku Ali Aliu thotë se akademikët e rinj janë njerëz me perspektivë!

2016/12/ali-aliu-e1482956979313.png

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës është institucion që mund të mos jetë i përkryer, thotë akademik, Ali Aliu, por shton se me zgjedhjen e akademikëve të rinj kanë bërë zgjedhjen e duhur. Madje thotë se akademikët e rinj janë me njerëz perspektivë.

“Kemi bërë një zgjedhje të mirë nga fusha e studimeve dhe krijimtarisë letrare”, thotë Aliu në Zona B në Klan Kosova. “Bardh Rugova konsiderohet me perspektivë”.

Ai arsyeton edhe moshën e re të akademikëve të rinj, meqë thotë se ligji i ri lejon pranimin e moshës ndër 65 vjeç.

Aliu madje krahasohet me Akademikë tjera të këqija në rajon, si ajo e Shqipërisë dhe Maqedonisë.