Please enter at least 3 characters.

Kinemaja Evropiane vjen në Gjilan – nis festivali i filmit në nder të Ditës së Evropës

Në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, sonte nis edicioni i radhës i Festivalit Evropian të Filmit, një ngjarje kulturore që për tre netë me radhë do të sjellë disa prej filmave më të vlerësuar evropianë para publikut lokal.

Festivali, që mbahet nga 6 deri më 8 maj, organizohet nga Europe House në bashkëpunim me organizatën Varg e Vi, si pjesë e aktiviteteve për nder të Ditës së Evropës.

Hapja e festivalit do të bëhet sonte me shfaqjen e filmit “Jam mirë”, një bashkëprodhim nga Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe Belgjika, që do të fillojë në orën 19:00. Ky film shënon fillimin e një programi të larmishëm që përfshin tituj të rëndësishëm nga kinematografitë e ndryshme evropiane.

Të martën, më 7 maj, festivali do të vazhdojë me filmin grek “Dodo” në orën 16:00, të pasuar nga drama kroate “Murina” në orën 18:30 dhe për të përfunduar mbrëmjen me filmin italian “Vajza nga nesër”, që do të shfaqet në orën 20:10.

Ndërsa të mërkurën, më 8 maj, në ditën përmbyllëse të festivalit, do të shfaqen tri filma të tjerë: “Mitra” nga Holanda në ora 16:00, “Sirenat nuk qajnë” nga Austria në ora 18:00 dhe “Burri pa faj” nga Sllovenia në ora 20:10.

Ky festival jo vetëm që sjell kinemanë cilësore më afër qytetarëve të Gjilanit, por gjithashtu synon të forcojë lidhjet kulturore ndërmjet Kosovës dhe vendeve evropiane përmes artit filmik. /Telegrafi/