Please enter at least 3 characters.

Kina 'nuk duhet të reagojë në mënyrë të tepruar' ndaj vizitës së Pelosit në Tajvan – thotë Stoltenberg

2022/08/t_822a2d852ce64f4d9b9d91f28cd06c79_name_20190403_pelosi_stoltenberg_ap.jpg
221:"House Speaker Nancy Pelosi of Calif., right, speaks alongside NATO Secretary General Jens Stoltenberg at the beginning of their meeting, Wednesday, April 3, 2019, on Capitol Hill in Washington. (AP Photo/Patrick Semansky)
2:"AP

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se Pekini nuk duhet të reagojë “në mënyrë të tepruar” ndaj vizitës së Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së në Tajvan.

Nancy Pelosi bëri një vizitë fluturuese në ishujt e Azisë Lindore këtë javë, duke shkaktuar një përgjigje të furishme nga Kina.

Dhe Stoltenberg tha: “Vizita e Nancy Pelosit nuk është arsye që Kina të reagojë ose kërcënojë Tajvanën dhe as të përdorë retorikë kërcënuese”.

Që atëherë Pekini ka lëshuar disa raketa pranë Tajvanit - në stërvitjet më të mëdha ushtarake ndonjëherë të vendit në ngushticën e Tajvanit.

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s kanë bërë vizita rregullisht në Tajvan gjatë viteve, dhe për këtë arsye kjo nuk është arsye që Kina të reagojë”, ka thënë më tej Stoltenberg. /Telegrafi/