Please enter at least 3 characters.

Kim Kardashian shkëlqen në stilin ‘WAG’ në Monako përpara garës së Lewis Hamilton

Kim Kardashian është shfaqur në Monako me një paraqitje tërheqëse, teksa ka mbërritur për të mbështetur të dashurin e saj, pilotin e Formula 1 Lewis Hamilton, në Çmimin e Madh të Monakos këtë fundjavë.

Ylli u pa duke udhëtuar me varkë së bashku me motrën e saj Khloe Kardashian dhe shoqe të tjera.

Ajo kishte veshur një xhaketë të shkurtër prej lëkure të zezë dhe pantallona të ngushta, duke kompletuar pamjen me një çantë luksoze Hermès Birkin, syze të mëdha dielli dhe taka të zeza, shkruan DailyMail.

Kardashian është e njohur për stilin e saj të veçantë “WAG”, të cilin e ka forcuar që nga nisja e romancës me Hamilton.

Ndërkohë, edhe vetë piloti 41-vjeçar u shfaq me një stil më të guximshëm, duke zgjedhur veshje rozë me xixa gjatë paraqitjes për media.

Çifti, i cili ka rreth gjashtë muaj në lidhje, e bëri publike romancën në fillim të vitit dhe ka qenë gjithnjë e më shpesh në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, Hamilton është parë edhe me fëmijët e Kardashian, gjë që ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike.

Marrëdhënia e tyre, sipas burimeve, është mjaft intensive, ndërsa familja e Kim-it raportohet se e ka pritur mirë pilotin e F1. /Telegrafi/