Please enter at least 3 characters.

Kim Kardashian mahnit me dukjen e saj e veshur në lëkurë, ndan imazhe provokuese në rrjetet sociale

2020/06/29938734-0-image-a-86_1592878530871.jpg

Kim Kardashian është mjaft unike kur është fjala për stilin e saj.

Por të hënën, ylli televiziv ka bërë një nga zgjedhjet më të guximshme teksa u shfaq në Instagram me një palë pantallona të lëkurës.

Në një sërë imazhesh që ka publikuar, 39-vjeçarja ka vënë në fokus kthesat e bujshme trupore në veshjen atraktive.

Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Dukjen e saj të mahnitshme e ka kompletuar me një stil flokësh të veçantë, ku në pjesën e përparme la dy fije floku për të vënë më në fokus fytyrën e saj.

Drejtoresha e Përgjithshme e ‘KKW Beauty’ tërhoqi vëmendje të madhe në sytë e saj me grimin profesional që ia theksoi më shumë bukurinë.

Në fotografitë që janë parë nga 176 milionë ndjekësit e saj, Kardashian pozoi në shtëpinë e saj superluksoze e cila u komentua në masë të madhe gjatë kësaj periudhe pandemie.

Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Ndërkohë, të dielën në Ditën Ndërkombëtare të Babait - Kim ndau një fotografi familjare nga pushimet e tyre në Wyoming ku e cilësoi Kanye ‘si babanë më të mirë për fëmijët e saj’.

Kim dhe Kanye - martesa e të cilëve ishte në vitin 2014 - kanë katër fëmijë së bashku, vajzat North dhe Chicago dhe dy djemtë Saint dhe Psalm. /Telegrafi/

Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Kim Kardashian dhe familja e saj (Foto: Instagram)