Please enter at least 3 characters.

Kiara Tito reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës, publikon fotografi nga spitali

2024/05/kiaratito.jpg

Luizi dhe Kiara janë bërë prindër për herë të parë, pasi mirëpritën ardhjen e vajzës së tyre në jetë, të cilën e quajtën Luna Mari Ejlli.

Lajmi për lindjen e vajzës ka bërë bujë ditën e djeshme tek mediet e shtypit rozë.

Ndonëse ka pasur një reagim nga Luizi i cili u bë baba, një reagim i Kiarës kishte munguar.

Foto: Kiara Tito / Instagram

Tani ajo ka publikuar në Instagramin një fotografi nga spitali pas lindjes së vajzës dhe gjithashtu bëri një përshkrim.

“Mos u shqetëso mama [duke iu referuar vetes], do të bëhet më mirë”, shkroi ajo përmes postimit të saj. /Telegrafi/