Khabib fiton ndaj Conorit, por menjëherë eskalon gjithçka: Rusi kërcen në turmë dhe përleshet me ekipin e irlandezit
Kampioni i peshave të lehtë në UFC, Khabib Nurmagomedov, arriti të mbrojë titullin ndaj Conor McGregor.
Rusi mbetet i pamposhtur në karrierën e tij, duke fituar në 27 takime sa ka pasur në total në karrierën e tij.
30-vjeçari fitoi me plotë meritë në raundin e katër, por në fund gjërat dolën nga kontrolli dhe ceremonia e ndarjes së titullit u shty për një herë tjetër.
Më poshtë keni çdo gjë rreth kësaj përballje (nga nisja drejt oktagonit, deri te momentet e kaosit në fund të tij):
Presidenti i UFC-së, Dana White, i kërkoi Khabibit të largohet nga oktagoni për arsye sigurie (nga frika se do ketë përleshje masive). Rusi fillimisht refuzon duke kërkuar titullin, por në fund pranon dhe kështu i shoqëruar nga polica dhe sigurimi niset drejt zhveshtores.
Raundi 3: Në këtë raund të dy sportistët qëndruan më shumë në këmbë, Conor është treguar më i kujdesshëm dhe më i rrezikshëm, por nuk arriti të jep ndonjë goditje shumë të fortë drejt Khabib.
Momenti kur Khabib largohet i shoqëruar nga policia dhe sigurimi:


