KF Besa transferon Mentor Zhdrellën
01/08/2015
Përmes faqes zyrtare në rrjetin social Facebook, klubi i Besës ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për katër herë lojtarin më të mirë të Kosovës, transmeton koha.net.
Prezantimi i Zhdrellës në KF Besa do të bëhet ditën e hënë në ambientet e këtij klubi.
“Katër herë lojtari më i mirë i shpallur Kosovar Mentor Zhdrella arrin akordin me KF Besa, dhe me këtë transfer KF Besa kompleton ekipin dhe fuqishëm niset ne rrugëtimin drejt arenës ndërkombëtare".
"Të hënën prezantimi zyrtar i Mentorit ne ambientet e KF Besa”, thuhet në konfirmimin zyrtar të klubit të Besës. /Telegrafi/


