Please enter at least 3 characters.

Këto janë super-statistikat e Shaqirit në ndeshjen ndaj Hull City

2016/10/xherdan-shaqiri-e1477155180375.jpg

Xherdan Shaqiri ishte superior në ndeshjen e sotme ndaj Hull City.

Stoke City ka arritur të marrë një fitore të vlefshme 2-0 në udhëtim te Hull City, për t’i ikur kështu paksa fundit të tabelës.

Megjithatë, më meritori për fitoren e ‘Potters’ ishte mesfushori me tipare sulmuese nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri shënoi dy golat për Stoke City, por nuk ishin çfarëdo gola këto, pasi njëra u shënua nga distanca, ndërsa tjetra nga gjuajta e lirë, shkruan Telegrafi.

Kjo nuk ishte e tëra nga ish-futbollisti i Bayernit dhe Interit, pasi bëri edhe shume driblime, harkime dhe krijoi shumë raste. /Telegrafi/

Statistikat e Xherdan Shaqirit kundër Hull City: 8 harkime5 driblime5 raste të krijuara3 goditje në portë2 gola