Please enter at least 3 characters.

“Kështu na ka hije” - Gold AG publikon foto me veshje kombëtare

2023/02/Screenshot_7-14.png

Reperi i njohur, Gold AG është i njohur për frymën e tij patriotike dhe dashurin ndaj kombit shqiptar.

Krahas këngë të shumta që i kushtohen vendit dhe heronjve kombëtar, reperi nga Presheva kësaj radhe ka ardhur me një foto.

Në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Gold AG ka publikuar një imazhe ku shihet me veshjen kombëtare.

Foto: Gold AG/Instagram

“Kështu na ka hije”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë ku edhe pranoi komente të shumta nga ana e fansave.

Sa i përket muzikës, kënga e tij e fundit është bashkëpunimi me artistin Nikollë Nikprelaj “Shqipja e trollit”.

Kënga u lansua në dhjetor të vitit të kaluar dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 500 mijë klikime në kanalin zyrtar të reperit në YouTube. /Telegrafi/