Kërkohen eshtrat e 316 të pushkatuarve në kohën e regjimit komunist
Kreu i kësaj shoqate apelon që ministria e Brendshme të vendosë në dispozicion hartat që disponon në arkivat e saj për të gjetur këto eshtra, dicka që sipas tij është lehtësisht e mundshme, pasi për secilin person të ekzekutuar nga regjimi komunist është mbajtur procesverbal.
“Me këtë rast do bëja thirrje që t’i kthejnë sytë nga ne që jemi shtresa më e përvuajtur. Të na jepej mundësia që të gjendeshin eshtrat dhe të varrosen në mënyrë që familjarët të dinë u të çojnë një tufë me lule”, tha Kryetari i Shoqatës së Ish-të përndjekurve, Zenel Drangu.
Postriba është një tjetër zonë, ku Drngu thotë se ka informacione për ekzistencën e të tjera eshtrave të personave të pushkatuar, prandaj duhet që të nisim kërkimet nga ana e strukturave përkatëse. “Në këtë rast ka shumë njerëz që i dinë dhe do ju bëja apel për të treguar se ku do të jenë”, theksoi ai.
Ka më tepër se 20 vjet që të përndjekurit politikë kërkojnë eshtrat e të afërmve të tyre, të cilët janë pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste. Shpeshherë kanë qënë vetëm familjarët e viktimave që kanë investuar në kërkime, duke u bazuar në zërat e dëshmitarëve të asaj kohe. Akoma mbeten të pazbardhura varrezat e rreth 316 të ekzekutuarve vetëm në Qarkun e Shkodrës, ndërkohë që në rang vendi ky numër shkon në 4500, raportoi News 24./Telegrafi/


