Please enter at least 3 characters.

Kërcënoi një femër se do t'ia shpërndajë fotografitë në rrjetet sociale, arrestohet një person në Obiliq

2020/09/arrestim-1.png

Një person është arrestuar ditën e martë në Obiliq.

Policia bën të ditur se ai kishte shantazhuar një femër, se do të ia shpërndan fotografi dhe video incizime në rrjetin social Facebook.

“Obiliq 29.03.2022 - 11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shantazhuar viktimën femër kosovare, duke shpërndarë foto dhe video incizime në rrjetin social Facebook”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuar është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/