Please enter at least 3 characters.

Kërcënohet kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se është kërcënuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Përmes një reagimi publik, ata kanë dënuar këto kërcënime ndaj Kryeziut, duke i cilësuar ato si sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë.

Në reagimin e lëshuar të premten, më 17.04.2026, thuhet se kërcënimet kanë ardhur nga një person i dyshuar për disa vepra penale.

“Këto kërcënime përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe si të tilla do të marrin përgjigjen e duhur institucionale në mënyrë që personi përgjegjës të sillet sa më parë para drejtësisë dhe të përballet me pasojat ligjore”- thuhet tutje në njoftim.