Kelmendi: Visari e Donika marrin paga nga taksat qytetarëve - të shtetit që mendojnë se nuk duhet të ekzistojë
Gazetari Adriatik Kelmendi, ka reaguar ndaj injorimit të himnit të Kosovës në kongresin e AKR-së, nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, dhe deputetja e këtij subjekti, Donika Kadaj Bujupi. Reagimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“Të kuptohemi:Kosova pretendon të jetë demokraci.Në demokraci është normale të ketë individë ose organizata që mendojnë ndryshe.Në këtë rast mund të jetë në rregull nëse Visari e Donika mendojnë se shteti i Kosovës nuk duhet të ekzistojë, ose se simbolet e tij kushtetuese nuk vlejnë.Çka nuk është në rregull është kur të njëjtit marrin pagat nga taksat e qytetarëve të shtetit i cili mendojnë se nuk duhet të ekzistojë!Standard i dyfishtë, fatkeqësisht!Përndryshe, në traditën e popujve të qytetëruar - ku duam ta shohim edhe popullin shqiptar - është i dinjitetshëm nderimi në raste solemne edhe i himneve të shteteve të tjera (hiq shtetet armike), e lëre më shtetit tënd!”, ka shkruar Kelmendi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/


