Kë e dashuron pa kushte Teuta? (Foto)
22/02/2015
Aktorja e njohur, Teuta Krasniqi, vazhdon me postimet e saj ku shfaqet me të bijën, Tarën.
Teuta e cila ishte ndarë kohë më parë nga Blero, po shijon jetën edhe ‘single’.
Ajo ka publikuar një fotografi me vajzën e saj të vogël, Tarën, të cilët thotë se e dashuron pa kushte.
Por, nëse Teuta do të dashurojë ndonjë mashkull kjo ende është e pa qartë, megjithatë Blero thuhet të ketë gjetur sipas mediave dashurinë e tij të jetës.
Babai i Tarës tash thuhet të jetë në lidhje me modelen Afrona Dika, por përkundër kësaj, Teuta shfaqet mjaft e buzëqeshur.
“Dashuri pa kushte, dielli im, jeta ime”, ishte ajo që ka shkruar Teuta në rrjte sociale. /Telegrafi/


