Please enter at least 3 characters.

KB Ylli vazhdon me Arben Krasniqin

2019/07/54255215_2326282274318118_2422061998154973184_n-e1562264590697.jpg
10:"Rexh Gashi

Trajneri më i suksesshëm në basketbollin kosovar, Arben Krasniqi do të vazhdojë të jetë trajner i KB Yllit.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Yllit.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës me trajnerin Arben Krasniqi”.

“Bashkë me trajnerin Krasniqi po përgatitet lista e lojtarëve vendorë dhe të huajë për sezonin që na pret”,  njofton klubi nga Suhareka.

Superliga e Kosovës në basketboll është në fazën ku skuadrat fillojnë të ndërtohen për edicionin e ri. /Telegrafi/