Please enter at least 3 characters.

Katër të arrestuar në Podujevë për lëndim të rëndë trupor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona për shkak të përfshirjes në një përleshje.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 19:59, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se ishin përfshirë në një përleshje. Si pasojë e incidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ankues të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Katër të arrestuar me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/