Katër persona të lënduar pas aksidentit me motor bore në Bogë të Rugovës
25/01/2026
Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Bogë të Rugovës, ku një motor bore është përplasur me një shtyllë elektrike.
Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar ngjarjen për Telegrafin, duke bërë me dije se policia dhe emergjenca janë në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 14:00 kemi marrë informacion për një aksident në fshatin Bogë të Rugovës, ku një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme në vendin e ngjarjes”, tha Rugova. /Telegrafi/


