Please enter at least 3 characters.

Kasparov mesazh për Vuçiqin dhe Orbanin: Ju përgëzoj që iu bashkuat diktatorëve të Kinës, Kubës e Sirisë për listën e dëshirave për Putinin

2024/01/1-18.jpg
412:"epa05951010 Russian pro-democracy leader, global human-rights activist and former world chess champion Garry Kasparov attends 're:publica' digital conference in Berlin, Germany, 08 May 2017. The 're:publica' is one of the largest conferences about digital culture, blogs, social media and information society in the world. It takes place annually in Berlin and runs from 08 to 10 May this year. EPA/FILIP SINGER
3:"EPA

Garry Kasparov, ish-kampioni i botës në shah dhe një kritik i madh i presidentit rus Vladimir Putin, “lavdëroi” presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Kasparov ka shkruar në rrjetin social X me një dozë ironie se ka uruar Vuçiqin dhe Orbanin që kanë bërë një listë dëshirash për festën e Putinit, transmeton Telegrafi.

“Përgëzoj Vuçiqin dhe Orbanin së bashku me diktatorët e Kinës, Kubës, Venezuelës dhe Sirisë bënë një listë dëshirash të mira për festën e Putinit! Kam dëgjuar se kjo lloj mirënjohjeje është edhe më e rëndësishme për punonjësit sesa paga dhe shpërblimet”, ka shkruar Kasparov.

Ndryshe në natën e ndërrimit të moteve, presidenti rus në mesazhin e tij të fundit për vitin që lamë pas ka uruar vetëm dy liderët evropian - kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Në anën tjetër këto dy shtete që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ishin kundër vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë si kundërpërgjigje ndaj agresionit. /Telegrafi/