Please enter at least 3 characters.

Karikatura e ditës, Ibra rrahet me futbollistët kundërshtarë, ndërsa Sow me magji mposhtë Unitedin (Foto)

2016/11/Sow-1.jpg

Manchester United ka pësuar një humbje në Stamboll përballë Fenerbahces.

Skuadra turke arriti të shënoi fitore minimale 2-1 falë dy golave spektakolar, fillimisht nga Moussa Sow me gërshërë pastaj nga Jermaine Lens që realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Në këtë takim për Unitedin nuk shkoi asgjë mirë, pasi francez Paul Pogba e la takimin në pjesën e parë pas një lëndimi.

Ndërkohë sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic nuk arriti të bënte gjë në këtë përballje, por vetëm të kacafytej me kundërshtarët. /Telegrafi/