“Kaq mendjemadhe dhe falso”, Bora Zemani i përgjigjet komentit kritik të një ndjekësi
31/07/2026
Moderatorja e njohur Bora Zemani ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke u dhënë mundësi të bëjnë pyetje dhe të ndajnë mendimet e tyre.
Mes mesazheve pozitive, nuk munguan as komentet kritike. Një ndjekës i shkroi moderatores: “Pse je kaq mendjemadhe dhe kaq fallco. Këtu bën si e mirë, por ata që të njohin thonë je mendjemadhe shumë".
Në vend që të hynte në debat apo të jepte sqarime të gjata, Bora zgjodhi t’i përgjigjej me qetësi dhe ironi.
“Ata e dinë më mirë, gjithmonë”, shkroi moderatorja, duke e shoqëruar përgjigjen me një emoji që qesh me lot.
Me këtë reagim, Bora Zemani tregoi se zgjedh t’i trajtojë me humor komentet negative që merr në rrjetet sociale. /Telegrafi/


