Please enter at least 3 characters.

Kapet në Tetovë shtetasi shqiptar me 4 kilogram marihuanë

2016/01/arrestohet-nj-euml-person-n-euml-kamenic-euml-iu-gjet-euml-n-3-kg-marihuan-euml_hd.jpg

Një shtetas i Shqipërisë është arresutar, si i dyshuar se ka transportuar narkotikë, kurse dy shtetas të Maqedonisë, nga Gostivari, janë mbajtur në bisedë informative, përcjell Telegrafi Maqedoni.

SPB e Tetovës bën të ditur se gjatë tentimit të legjitimimit të M. D (27) nga Shqipëria në lagjen Mllaki të Gostivarit, i njëjti ka tentuar që t'i ikë policisë. Ai ka hedhur një qese najlloni dhe çantë udhëtimi, në të cilën janë gjetur rreth 4 kilogram marihuanë.

I njëjti person është arrestuar në një objekt hotelierik në fshatin Dobri Doll të Gostivarit. Gjatë aksionit policor janë arrestuar edhe një 18 vjeçar dhe një 53 vjeçar./Telegrafi/