Please enter at least 3 characters.

Kapen me 50 mijë euro drogë, në pranga dy të rinj shqiptarë në Itali

2018/10/Carabinieri-itali-policia.jpg

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.Mediet italiane raportojnë se arrestimi i dy të rinjve rreth të 30-tave u bë rastësisht, ndërsa po udhëtonin me makinën “Audi” me të cilën shqiptarët po udhëtonin.

Por kur u pyetën nga policia për arsyen e udhëtimit , dy shqiptarët ngritën dyshime rreth deklaratave të tyre, e për pasojë policia nisi kontrollin e imtësishëm të automjetit.

Si rrjedhojë policia gjeti lëndë narkotike të fshehur poshtë tapetit të automjetit.

Mësohet se sasia e drogës së gjetur në mjetin e shqiptarëve ka një vlerë tregu që arrin deri në 50 milionë euro. /Telegrafi/