Please enter at least 3 characters.

Kanye West tregon se do të kandidojë për President të ShBA-së në vitin 2024 dhe po mendon ta ndryshojë emrin e tij

2019/11/k3-1.jpg
291:"NEW YORK, NEW YORK - NOVEMBER 06: Kanye West and Kim Kardashian West speak onstage during the WSJ. Magazine 2019 Innovator Awards sponsored by Harry Winston and Rémy Martin at MOMA on November 06, 2019 in New York City. (Photo by Lars Niki/Getty Images for WSJ. Magazine Innovators Awards )
32:"Getty Images for WSJ. Magazine I

Kanye West ka zbuluar se ai do të kandidojë për president në vitin 2024 dhe ka folur për linjën e tij të re të këpucëve të bëra nga algat, dhe potencialisht thotë se mund ta ndryshojë emrin e tij.

Në një bisedë 35-minutëshe në Festivalin e Inovacionit të Ndërmarrjes Fast në New York të enjten, West bëri një sërë zbulimesh të çuditshme dhe intriguese që janë bërë sinonim me markën e tij, shkruan DailyMail.

Drejtimi presidencial i West-it, që u spekulua për herë të parë në vitin 2015 gjatë MTV Video Music Awards, u kthye në vëmendje të plotë kur ai përmendi sjelljen e fabrikave të markës "Yeezy" në Amerikë.

West filloi fjalinë e tij duke thënë: "Kur kandidova për president në vitin 2024...", duke i bërë 500 persona që ishin pjesë e audiencës që të qeshnin.

"Çfarë ka për të qeshur?", kishte pyetur Kanye audiencën.

Para kësaj West, i shoqëruar nga dizajneri i markës "Yeezy", Steve Smith, u ngjit në skenë dhe filluan seminarin e tyre duke u zhytur në drejtimin eko-miqësor të kompanisë së këpucëve.

Duke marrë shembuj të modeleve të reja të këpucëve të tyre, dyshja zbuluan se ata do të bëjnë debutimin e tyre në siluetën e ardhshme të garave "Yeezy Foam".

Smith shpjegoi se këpucët ishin bërë nga një hibrid i EVA dhe ka një shkumë të krijuar nga algat e korrura nga pellgjet.

EVA, ose etilen vinil acetat, është një lloj plistiku i bio-degradueshëm që është fleksibël dhe rezistent ndaj rrezatimit ultravjollcë.

Selia e "Yeezy" thuhet se është zhvendosur në Cody, Wyoming, në një fermë prej 4,000 hektarësh.

Një qëllim kryesor për kompaninë e tij është të sjellë punë nga prodhuesi jashtë shtetit brenda dy viteve të ardhshme.

Gjithashtu, West aludoi se do ta ndryshojë emrin e tij.

Pasi përmendi vitet e luftës personale, të cilën ai e cilëson si "Vietnam", ai me shaka tha se mund të kundërshtonte idenë se është e rastësishme t'i referohesh vetvetes si miliarder.

Ai tha: "Tani që e kam bërë biznes dhe njerëzit thonë se është e rastësishme ta quash veten miliarder, unë mund ta ndryshoj ligjërisht emrin tim në Christian Genius Billionare Kanye West". /Telegrafi/