Please enter at least 3 characters.

Kante merr vendim për të ardhmen e tij

2020/10/jpeg-scaled.jpg
542:"Chelsea's French midfielder N'Golo Kante runs with the ball as socially distanced fans watch from the stands during the pre-season friendly football match between Brighton and Hove Albion and Chelsea at the American Express Community Stadium in Brighton, southern England on August 29, 2020. - The game is a 'pilot' event where a small number of fans will be present on a socially-distanced basis. The aim is to get fans back into stadiums in the Premier League by October. (Photo by Glyn KIRK / AFP) (Photo by GLYN KIRK/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

N’Golo Kante ka qenë njëri nga lojtarët më të përfolur gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori francez nuk luajti në disa ndeshje për Chelsean dhe disa skuadra të mëdha u futën në garë për të.

Inter këmbënguli më së shumti për transferimin e lojtarit, por atë e donin edhe Paris Saint Germain dhe Real Madrid.

Megjithatë mediumi francez Le10sport ka raportuar se Kante ka marrë tanimë vendimin për të ardhmen e tij.

Francezi ndihet shumë mirë te Chelsea dhe nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi.

Gjithnjë sipas informacioneve të këtij mediumi, Kante i ka bërë të qartë trajnerit Lampard dhe drejtuesve të klubit londinez se dëshiron të vazhdoj qëndrimin në Stamford Bridges.

Përkundër që PSG, Real Madrid e Inter planifikonin transferimin e Kantes në një tjetër afat kalimtar, ai pritet t’i qëndrojë besnik Chelseat, ku është njëri nga lojtarët më të dashur në klub. /Telegrafi/