Please enter at least 3 characters.

Kanosi policët derisa po i shqiptonin tiketë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

2024/09/Policia-e-trafikut-gjoba-te-reja-foto-Ridvan-Slivova-44.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar mbrëmë në Gjakovë, për shkak se ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë, derisa ata po i shqiptonin një tiketë kundërvajtje.

Pas inicimit të rastit, prokurori ka vendosur që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Policia vazhdon të merret me rastin për të sqaruar detajet e ngjarjes./Telegrafi/