Please enter at least 3 characters.

Kanosi nënën përmes telefonit, arrestohet prishtinasi

2020/12/850x636_auto-l8bh-kanosje-nepermjet-telefonit-arrestohet-nje-femer15245565501591693519.jpg

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte kanosur nënën e tij.

Rastin në polici e ka raportuar viktima.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (djali i saj), përmes telefonit me mesazhe e kishte ofenduar dhe kanosur.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/